Guardiola del kundėr Low: Bėri gabim tė madh me kėtė lojtarė
Pëlqej
Trajneri Pep Guardiola ka dal kundėr trajnerit tė Gjermanisė , LOW duke thėnė se ky i fundit ka bėrė gabim tė madh qė nuk e ka aktivizuar me Kombėtaren, Leroy Sane.

Guardiola ka vijuar mė pas duke thėnė se Sane duhet tė harrojė zhgėnjimin e mosgrumbullimit me kombėtaren dhe kjo duhet ta karikojė edhe mė shumė lojtarin, ta bėjė atė mė tė fortė nė tė ardhmen.

“Leroy duhet tė pranojė se ky vendim i Loė do ta bėjė atė mė tė fortė, si njeri dhe si lojtar. Ėshtė ende shumė i ri, pas dy vitesh ėshtė radha e Europianit dhe pas 4 vitesh Botėrori tjetėr, ndaj ka kohė pėr tė treguar nė kombėtare vlerat e tij”, tha Guardiola.

“Botėrori tashmė i pėrket sė shkuarės, ndaj Leroy tani duhet tė mendojė pėr sezonin e ri, tė tregojė se ėshtė njė kampion. Ai ka shansin qė me City tė tregojė se Loė bėri njė gabim qė e la jashtė kombėtares. Unė jam i sigurt se do tė jetė sėrish njė lojtar fantastik nė fushė, duhet tė pėrpiqet shumė dhe tė ruajė nivelin qė tregoi vitin e kaluar. Unė jam i lumtur qė e kam sėrish kėtu”, tha Guardiola.

Sane luajti 15 minuta nė ndeshjen e International Champions Cup nė takimin e humbur ndaj Borussia, por mesfushori gjerman ka vetėm dy ditė qė i ėshtė bashkuar skuadrės sė City. /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori