“Zemėrthyer, por krenarė”, nė Angli "tre luanėt" cilėsohen si heronj
Pëlqej
Pėr Kombėtaren angleze mbrėmja e djeshme ėshtė kthyer nė nėj "makth" pasi ata u eliminuan nga Botėrori prej Kroacisė.

Por mėgjithėse humbėn, skuadra e Anglisė nuk ka rėnė pre e sulmeve nga tifozėt siē jo rrallė herė jemi mėsuar tė shohim, madje ata janė konsideruar si heronjė nė Angli si nga tifozėt por edhe nga mediat.

"Tre Luanėt" e Gareth Southgate kishin duartrokitje dhe mesazhe inkurajuese nga personalitetet mė tė mėdha tė vendit ishullor, ata sportivė e jo vetėm.

Ndėr tė parėt qė ka pėrshėndetur skuadrėn ka qėnė princi William me anė tė njė postimi nė TWitter ku shkruante:

“Zhvilluat njė Botėror tė jashtėzakonshėm, bėtė historinė dhe na dhatė diēka ku tė besojmė. E dimė qė kjo skuadėr do tė jetė diēka mė shumė nė tė ardhmen”

Fjalė ngushėlluese dhe inkurajuese u thanė edhe nga kampioni i botės nė Formulėn 1, Lewis Hamilton.

“Mė bėtė tė ndihem krenar qė jam britanik, – shkruante Hamilton nė rrjetet sociale. – Jam i sigurtė se njė ditė futbolli do tė kthehet nė shtėpi”.

Nuk mund tė mungonin nė kėtė seri mesazhesh ato tė njė personaliteti si Gary Lineker, pasi bėri komplimentat e tij pėr “Tre Luanėt”, duke shprehur besimin se do tė pėrmirėsohen. Por, ai nuk harroi tė lėshojė edhe disa shigjeta kundėr politikanėve britanikė, duke theksuar se ata kujtohen pėr sportin kur u shkon pėr shtat.

Media angleze, qė nė pėrgjithėsi ka qenė shumė kritike ndaj skuadrės sė Anglisė, kėtė radhė ndryshoi sjellje kundrejt “Tre Luanėve”.

“Po kthehemi nė shtėpi. Anglia u mund nga Kroacia nė njė gjysmėfinale tė paharrueshme, qė u mbyll nė kohėt shtesė”, shkruante Daily Mail.

“Zemėrthyer, por krenarė”, shkruan tabloidi britanik pėr atė ēfarė ndodhi me Anglinė nė kėtė gjysmėfinale.

“The Guardian” flet pėr ėndrrėn e thyer tė Anglisė pas golit tė Mario Mandzukiē, ndėrsa te “The Independent” publikohet artikulli me titullin “Pėrfundoi! Heronjtė anglezė jashtė Botėrorit”.
Shtuar më 12/07/2018, ora 14:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori